Ymeri: Haradinaj peng i Serbisë

Kosova

Ymeri: Haradinaj peng i Serbisë

Më: 2 mars 2017 Në ora: 11:10
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka shkruar një status në Facebook në lidhje me vendimin për shtyrjen e vendimit për lirimin e ish kryeministrit, Ramush Haradinajt.

“Është e padrejtë që Ramush Haradinaj vazhdon të mbahet i ndaluar në Francë. Haradinaj sot është peng i aktakuzave të montuara politike të Serbisë. Pra po mbahet si peng i Serbisë.

Republika e Kosovës është shtet i pavarur nga Serbia. Juridiksioni i saj në Kosovë nuk ekziston. Atëherë si i bëhet që prokuroria e Serbisë paska efekt juridik mbi qytetarët e territorin e Kosovës?

Këtë nuk bën ta pranojë assesi Republika e Kosovës. Ramush Haradinaj është qytetar i Republikës dhe luftëtar vetëmohues për çlirimin e saj po nga Serbia. Aktakuzat e Serbisë nuk bën të pranohen. Nga askush në Kosovë. Nga askush që e ka njohur Kosovën si Republikë”, ka shkruar Ymeri në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat