Qentë endacak rrezikojnë qytetarët në Istog

Kosova

Qentë endacak rrezikojnë qytetarët në Istog

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 07:52
Ilustrim

Këshilli Komunal për Siguri në Istog, ka kërkuar që të mirën masa me të shtuara ndaj qenve endacak të cilët po krijojnë rrezik për qytetarët e komunës së Istogut.

Kjo është bërë gjatë mledhjës së këtij Këshilli, të cilën e kryesoi nënkryetari i komunës, Lulzim Blakaj.

Komandanti i Stacionit Policor në Istog, Enver Gashi, ka njoftuar rreth ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe.  

“Gjerë në këtë moment në Stacionin Policor në Istog, janë raportuar gjithsej 111 raste, 24 aksidente trafiku. Janë lëshuar 432 tiketa në trafik, 41 persona të arrestuar, 2 të ndaluar, është konfiskuar 1 armë dhe kemi asistuar në 11raste”, ka deklaruar Gashi.

Po ashtu, Gashi ka njoftuar se Stacioni Policor në Istog është duke implementuar nëntë plane operative.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat