Aprovohet fletëvotimi për zgjedhjet e AKR-së

Kosova

Aprovohet fletëvotimi për zgjedhjet e AKR-së

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 15:44
Fletëvotimi për zgjedhjet e AKR-së

Komisioni Zgjedhor i AKR-së, po vazhdon me intensitet të lartë përgatitjet për zgjedhjen e Presidentit të partisë sipas sistemit një anëtar/ një votë.

Të gjitha Degët tashmë kanë themeluar dhe funksionalizuar Komisionet Zgjedhore të Degëve, të cilat poashtu po punojnë në teren për këtë qëllim.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor, Fatmir Matoshi ka njoftuar se është aprovuar edhe Fletëvotimi i cili do të jetë i gatshëm për tu shpërndarë në të gjitha qendrat të hënën me datën 20 shkurt 2017. Poashtu janë aprovuar edhe modelet e vulave që do të përdoren nga KZD-të në ditën e votimit.

Komisioni Zgjedhor, poashtu njofton se votimi elektronik do të jetë i hapur me datën 18 shkurt 2017, nga ora 00.00 dhe do të qëndrojë hapur deri në ditën e votimit në ora 17.00. Antarët e AKR-së që jetojnë në Diasporë mund të votojnë për Presidentin e AKR-së në faqen www.votoakr.com 

Kandidati për President të AKR-së, z. Behgjet Pacolli gjatë dy ditëve do të ketë të drejtën të zhvillojë aktivitete të fushatës së tij nëpër strukturat e AKR-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat