Ministrja Bajrami takoi ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanoviç

Kosova

Ministrja Bajrami takoi ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanoviç

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 17:46
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Hykmete Bajrami, priti në takim ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviç

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Hykmete Bajrami, priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviç.

Bashkëbisedueset folën lidhur me intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërshtetëror në fushën e ekonomisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë.

Siç njofton MTI, ministrja Bajrami e informoi ambasadoren kroate rreth reformave ekonomike, nëpër të cilat po kalon vendi si dhe për zbatimin e prioriteteve që ndërlidhen me agjendën e integrimeve evropiane, përfshirë edhe zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim me BE-në.

Nga ana e saj, ambasadorja Kapitanoviç shprehu gatishmërinë e qeverisë kroate për të mbështetur Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe institucionet e Kosovës në implementimin e suksesshëm të masave që ndërlidhen me MSA-në si dhe në fusha tjera ekonomike. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat