Mustafa: Qeveria po e mban premtimin për zhvillim ekonomik

Kosova

Mustafa: Qeveria po e mban premtimin për zhvillim ekonomik

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 16:44
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se qeveria është duke e mbajtur premtimin për zhvillim ekonomik.

Duke folur për aprovimin e Ligjit për Trepçën, Investimet Strategjike si dhe Ligjin për Veteranët, kreu i ekzekutivit, përmes një statusi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se së shpejti do të fillojnë me operacionalizimin e investimit në TC Kosova e Re, prej një miliard euro.

“Shpejt do të fillojmë me operacionalizimin e investimit në TC Kosova e Re, prej rreth një miliard euro. Do të gjejmë edhe investitor për Brezovicën. Po e zbatojmë Marrëveshjen për Stabilizim Asocim dhe Agjendën e Reformave Evropiane. Të gjithë, me përgjegjësi, po e bëjnë punën e tyre”, ka shkruar ndër të tjerash Mustafa.

Postimi i plotë i Mustafës:

Qeveria po e mban premtimin për zhvillim ekonomik.

Dy vite të këtij mandati i shënuam me rritje të lartë dhe të qëndrueshme ekonomike, me ulje të papunësisë së përgjithshme, me fuqizim të sektorit privat të ekonomisë.

Aprovuam Ligjin për Trepçën, Ligjin për Investime Strategjike, e kaluam fazën e parë të reformave fiskale dhe po e përmbyllim shumë shpejtë fazën e dytë të këtyre reformave.

Siguruam ndryshimet e Ligjit për Veteranët dhe plotësuam kërkesat për vazhdim në programin e FMN-së.

Shpejt do të fillojmë me operacionalizimin e investimit në TC Kosova e Re, prej rreth një miliard euro.

Do të gjejmë edhe investitor për Brezovicën.

Po e zbatojmë Marrëveshjen për Stabilizim Asocim dhe Agjendën e Reformave Evropiane.

Të gjithë, me përgjegjësi, po e bëjnë punën e tyre.

E gjithë kjo siguron një rritje të fuqishme ekonomike sidomos në vitet në vijim.

Duhet tu gëzohemi sukseseve tona por të synojmë edhe më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat