Fshati në Kosovë që s’ka ujë qe 3 muaj

Kosova

Fshati në Kosovë që s’ka ujë qe 3 muaj

Më: 28 janar 2017 Në ora: 11:45
Fekir Ilazi

Fekir Ilazi detyrohet çdo ditë të udhëtojë me kilometra për të siguruar ujë të pijshëm.

Ilazi, banor i fshatit Debëllde komuna e Vitisë thotë se këtë e bën qe tre muaj, pasi në këtë fshat nuk ka fare ujë.

Tash e 10 vjet, banorët e këtij fshati kanë telashe me ujë të pijes. Rrjeti i ujësjellësit është i vjetër dhe jashtë funksionit.

Banorët shprehen të zhgënjyer me qeverisjen komunale, duke thënë që asnjëherë nuk kanë ndërmarrë asgjë për rregullimin e këtij problemi.

Sipas tyre, edhe shumë banorë të tjerë e kanë lëshuar fshatin, si pasojë e mungesës së ujit.

Zyrtarët komunalë pranojnë që kanë pasur ankesa nga këta banorë, por thonë që tashmë kanë ndarë buxhetin për rivitalizimin e rrjetit të ujësjellësit.

Sipas tyre, deri më tash nuk kanë pasur buxhet, derisa thonë se më së largu në pranverë, rrjeti i ujësjellësit në këtë fshat do të rregullohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat