Reagon Shoqata e Gjeodetëve: Kryeministri nuk ka ftoi në Komision për matjen e territorit

Kosova

Reagon Shoqata e Gjeodetëve: Kryeministri nuk ka ftoi në Komision për matjen e territorit

Më: 26 janar 2017 Në ora: 10:53
Shoqata e Gjeodetëve

Zyra e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, para dy ditëve ka hartuar komisionin e ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës.

Por në këtë komision nuk janë ftuar fare shoqata e Gjeodetëve të Kosovës. Kjo e fundit nëpërmjet një reagimi ka shprehur shqetësimin e saj për mos pjesëmarrjen e tyre në këtë komision.

“...kjo shoqatë shprehë brengosjen e vetë për mos pjesëmarrjes në këtë komision, të përfaqësuesit të Fakultetit të Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë –Katedra e gjeodezisë, e cila katedër tani përveç cilësive akademike dhe profesionale, posedon edhe teknologji moderne matëse dhe procesimi të të dhënave”, thuhet në reagimin e shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës.

Kjo e fundit i bën thirrje kryeministrit Mustafa që t’i ftoj në komision në cilësi të ekspertëve për matjen e territorit të Kosovës.

Ky është reagimi i plotë: 

Shoqata e Gjeodetëve të Kosovës, me vëmendje të veçantë ka përcjellë formimin dhe fillimin e punës së “Komisionit për matjen e territorit të Kosovës”.
Duke vlerësuar përpjekjet për përcaktimin e saktë të kufirit në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, kjo shoqatë shprehë brengosjen e vetë për mos pjesëmarrjes në këtë komision, të përfaqësuesit të Fakultetit të Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë –Katedra e gjeodezisë, e cila katedër tani përveç cilësive akademike dhe profesionale, posedon edhe teknologji moderne matëse dhe procesimi të të dhënave.
Pa dashur të futemi në atë se a është e qëlluar ideja e matjes së territorit, mos përfshirja e kësaj katedre e cila pa dyshim është më kompetentja për matje gjeodezike, (në këtë rast të “Territorit”) konsiderojmë që është mungesë e kësaj kompetence të këtij komisioni. Shpresojmë që Kryeministri të reflektojë duke ftua edhe përfaqësuesin e kësaj katedre që të jetë pjesë e përkushtimit të këtij komisioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat