Parashikimi i motit për pesë ditë

Kosova

Parashikimi i motit për pesë ditë

Më: 23 janar 2017 Në ora: 08:15
Ilustrim

Mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell do ta karakterizoj vendin përgjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga dita e martë dhe pjesa e parë e së mërkurës do të ketë kushte për reshje të dobëta bore, kurse në ultësira dhe vende rrëzë maleve do të ketë kushte për mjegull të intensitetit të lartë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -14 gradë Celsius deri -5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet -4C deri në 1C Celsius.  

Shtypja atmosferike mbetet e lartë por do të ketë tendencë të uljes por gjithnjë në vlerat e normales. Do të fryjë erë nga lindja dhe verilindja me shpejtësi  rreth 7m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat