Rrugët e kalueshme, qytetarët të jenë më të kujdesshëm

Kosova

Rrugët e kalueshme, qytetarët të jenë më të kujdesshëm

Më: 16 janar 2017 Në ora: 13:53
Ilustrim

Ministria e Infrastrukturës jep njoftimin në lidhje me rrugët e Kosovës që mirëmbahen nga kompanitë e kontraktuara të Ministrisë.

Njoftimi i plotë:

Pas reshjeve të borës gjatë uikendit, ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe kompanitë e kontraktuara nga MI për mirëmbajtjen e rrugëve, kanë intervenuar në disa rrugë nacionale dhe rajonale për të pastruar borën dhe akullin, për të mundësuar lëvizje më të mirë dhe më të sigurt.

Menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës me ekipet mbështetëse dhe kompanitë e kontraktuara nga MI vazhdimisht po monitorojnë dhe mirëmbajnë rrugët në tërë vendin dhe në koordinim me Policinë e Kosovës angazhohen për një zhvillim të sigurt të komunikacionit.

Ministria e Infrastrukturës i këshillon qytetarët të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit, të jenë të kompletuar me pajisje dimërore, të respektojnë ligjin, si dhe të kenë kujdes me rastin e parkimit, në mënyrë që të mos pengojnë ekipet gjatë mirëmbajtjes së rrugëve dhe zhvillimin normal të komunikacionit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat