Mustafa ngushëllon familjen për humbjen e Ramiz Kelmendit

Kosova

Mustafa ngushëllon familjen për humbjen e Ramiz Kelmendit

Më: 12 janar 2017 Në ora: 09:25
Ramiz Kelmendi

Kryeministri Isa Mustafa, u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Kelmendi dhe qytetarëve të Kosovës, për humbjen e shkrimtarit Ramiz Kelmendi.

“Ramiz Kelmendi do të mbahet mend si një intelektual erudit, i cili dha kontribut të shquar në zhvillimin e gazetarisë, krijimtarisë letrare dhe fushave të tjera të kulturës në Kosovë. Kosova ka humbur një mendje të ndritur i cili do të përkujtohet përherë”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat