Bora shkakton prishje në rrjetin elektrik, mbi 500 punëtorë të KEDS në terren

Kosova

Bora shkakton prishje në rrjetin elektrik, mbi 500 punëtorë të KEDS në terren

Më: 6 janar 2017 Në ora: 11:19
Prishjet nga bora, foto ilustruese

KEDS ka njoftuar se për shkak të motit të ligë, i përcjellë me reshje bore dhe erëra të forta janë shkaktuar prishje në rrjetin elektrik anekënd vendit.

“Rajoni i Dukagjinit, përkatësisht Peja, Prizreni dhe Gjakova, është më i afektuari edhe sot. Edhe rajoni i Mitrovicës ka një numër të konsiderueshëm të prishjeve.

Ka shumë shtylla të thyera dhe përçues të këputur. Mbi 500 punëtorë të KEDS/KESCO janë vazhdimisht në terren duke i sanuar prishjet. Ata nuk po ndalen, përkundër temperaturave polare. Punëtorët janë në dispozicion gjatë 24 orëve dhe të gatshëm e përkushtuar të përballen me secilën situatë që sjellë shkon në dobi të konsumatorëve”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

KEDS/KESCO janë të përkushtuar për të siguruar furnizim optimal, dhe në bashkëpunim e bashkëveprim me konsumatorët, ta kalojmë këtë mot me acar që e kemi këto ditë.

Prandaj, në tejkalimin sa më të shpejtë dhe të lehtë të kësaj situatë, një ndihmëse të madhe mund të jepnin edhe qytetarët. KEDS kërkon nga të gjithë që nëse shohin ndonjë shtyllë të thyer, përçues të këputur apo ndonjë anomali tjetër në rrjet, ta fotografojnë menjëherë atë dhe ta dërgojnë në kanalet e komunikimit të KEDS-it, përkatësisht emailin [email protected] apo në faqen e KEDS-it në Facebook, KEDS Energy. Prishjet apo anomalitë tjera eventuale mund të lajmërohen edhe në numrat kontaktues 038 501 701 1000 dhe 038 791 000.
Kjo do t’i ndihmonte shumë ekipet që të detektonin prishjet në afat shumë më të shkurtër dhe do të kursehej shumë kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat