Bora bllokon rrugën Kaçanik – Hani i Elezit

Kosova

Bora bllokon rrugën Kaçanik – Hani i Elezit

Më: 5 janar 2017 Në ora: 20:01
Ilustrim

Reshjet e dendura të borës të cilat po bien në vendin tonë kanë bërë që aksi rrugor nga Kaçaniku në drejtim të Hanit të Elezit të bllokohet për qarkullim.

Sipas majorit të policisë, Basri Shabani, rruga është e bllokuar nga disa kamion të cilët nuk po mund të lëvizin nga reshjet e borës.

“Mund të konfirmoj se rruga nga Kaçaniku në drejtim të Hanit te Elezit, e ashtu quajtura rruga në mes të dy tunele është e bllokuar momentalisht nga disa kamionë të cilët nuk kanë mundur të lëvizin. Kompania përgjegjëse është duke përpjekje me gjitha makineritë e saj që ta zhbllokoj rrugën. Shkaktarë kryesore është bora”, ka deklaruar majori Basri Shabani.

Sipas Shabanit, aktualisht asnjë kamion nga Ferizaj në drejtim të Hanit të Elezit sdhe anasjelltas nuk po lejohet të qarkulloj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat