Sot lëshohen 20 kilometrat e para të Autostradës Prishtinë – Shkup

Kosova

Sot lëshohen 20 kilometrat e para të Autostradës Prishtinë – Shkup

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 08:08
Ilustrim

Ministria e Infrastrukturës do të organizojë sot ceremoninë e hapjes së nyejve lidhëse Konjuh dhe Babush të Autostradës “Arbën Xhaferi”.

Ministri Zhakru ka theksuar se njëzetë kilometrat e para të Autostradës në drejtim të Shkupit do të lëshohen për qarkullim nga sot.

“Është përfundua segmenti i parë C1 në gjatësi prej 20 km që është prej kyçjes të autostradës Ibrahim Rugova, me autostradën Arbër Xhaferi, deri në Babush. Po vazhdohet në trasenë Babush-Doganaj, bile po vazhdohet edhe pak më poshtë në grykën e Kaçanikut”, ka deklaruar Zharku.

Në këtë përurim të pranishëm do të jenë edhe presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri i Qeverisë së Kosovës Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, zëvendëskryeministra, ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku, ministra të tjerë, deputetë të Kuvendit të Kosovës, zëvendësministra, ambasadorë, kryetarë të komunave, dhe përfaqësues të shumtë të institucioneve vendore.

Ceremonia do të mbahet në fshatin Babush te Komunës së Ferizajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat