AVONET i ndan mirënjohje Komunës së Hanit të Elezit

Kosova

AVONET i ndan mirënjohje Komunës së Hanit të Elezit

Më: 20 dhjetor 2016 Në ora: 18:26
Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma priti në takim Kenan Gashin, drejtor ekzekutiv të Rrjetit të OJQ-ve AVONET në Ferizaj

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, sot i ka ndarë mirënjohje Komunës së Hanit të Elezit, në fushën e prokurimit publik.

Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma priti në takim Kenan Gashin, drejtor ekzekutiv të Rrjetit të OJQ-ve AVONET në Ferizaj.

Në takim Kryetari Suma e njoftoi Gashin lidhur me zhvillimet në Komunën e Hanit të Elezit gjatë vitit 2016 si dhe planifikimet për vitin 2017.

Ai me këtë rast e vlerësoi se vitin 2016 po e mbyllin me suksese bazuar në realizimin e objektivave të planifikuara.

Kurse, Kenan Gashi tha se kjo ka mundë të arrihet vetëm duke e menaxhuar ndershëm paranë publike dhe duke pasur transparencë në fushën e prokurimit publik.

Ai me këtë rast shprehu mirënjohje për fushën e prokurimit, pasi që sipas auditimeve dhe raporteve të auditimeve, nuk ka pasur shkelje të evidentuara në këtë komunë.

“Shpenzimi transparent dhe ruajtja e parasë publike dhe qeverisja e mirë e pushtetit lokal, ka bërë që Komuna e Hanit të Elezit të jenë ndër komunat më të mira në udhëheqjen e procedurave të prokurimit publik dhe shpenzimin e parasë publike”, tha Kenan Gashin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat