Puna vullnetare për të rinj tash edhe me udhëzim administrativ

Kosova

Puna vullnetare për të rinj tash edhe me udhëzim administrativ

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 13:42
Foto nga nenshkrimi i ministrise se Kulturës, Rinisë dhe Sportit per udhëzimin administrativ për punë vullnetare për të rinj.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar udhëzimin administrativ për punë vullnetare për të rinj.

Në një ceremoni të mbajtur me këtë rast,  ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Kujtim Shala, nuk ishte prezent të tregojë më shumë rreth kësaj çështje , por zëvendësi i tij, Rexhep Hoti tha se nuk ka punë më të pastër, se ajo që bëhet nga rinia.

‘Udhëzimi administrativ që është nënshkruar nga ministri,  sot ka hyrë në fuqi,  realisht është një patentim për mundin tuaj për transparencën, për vullnetin për motivimin në mënyrë që në të ardhmen tuaj  atë djersë që e keni derdhur si njerëz vullnetar keni edhe të dëshmuar institucione përcjellëse  në jetën tuaj. Ne sot jemi shumë të nderuar që rinia e Kosovës e cila ka shumë për të pritur prej klasës politike veçmas e cila duhet të bëjë shumë më tepër për ju, sot ka mundësi që të pajiset edhe me procedura teknike për të cilat ju nevojiten  aq shumë në karrierë”,   tha Hoti.

Jan Braathu Shef i misionit te OSBE-së  në Kosovë, ka thënë se duhet të mendojmë se sa i rëndësishëm ka qenë  dhe është vullnetarizmi.

Ai gjithashtu është shprehur se duhet të  përballemi me sfidat, dhe pse ato kërkojnë shumë angazhim.

 ‘Nganjëherë ne flasim thua se vullnetarizmi është diçka e re, e sapozbuluar këtu në Kosovë. Por ne e dimë që nuk është. E dimë nga historia e Kosovës, veçanërisht gjatë viteve të vështira të 90-ta ka pasur shumë vullnetarizëm.  Kohët kanë ndryshuar por ende ka vështirësi  dhe sfidat janë të ndryshme, por ato janë ende sfida. Dhe sfidat kërkojnë angazhimin e gjithsecilit për të mirën e komunitetit, për të mirën e të gjithëve që jetojnë në Kosovë",  ka thënë Braauth

Kurse Shef i zyrës se UNICEF-it James Mugaju ka thënë se kjo platformë i  përgjigjet nevojave të të rinjve në Kosovës.

Ai  tha se qëllimi  i programit ka të bëjë me jetën sociale, edukimin dhe tranzicionin më të mirë nga shkolla në punë.

’’Nga perspektiva e UNICEF-it ne konsiderojmë se kjo platformë është një politikë që iu përgjigjet nevojave të të rinjve të Kosovës. UNICEF-i, OSBE-ja dhe organizatat e tjera kanë takuar shumë grupe të të rinjve në Kosovë. Të rinjtë e Kosovës kanë folur, dhe i kanë treguar nevojat e tyre dhe kjo platformë është një nga politikat që u përgjigjet nevojave të tyre. Arsyeja pse UNICEF-i është i përfshirë në këtë është sepse UNICEFi beson se të rinjtë janë qendra e aksionit. Programi ynë ka për qëllim jetën sociale, edukimin dhe tranzicionin më të mirë nga shkolla në punë”, tha ai. Ky udhëzim ka hyrë sot në fuqi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat