Banorët e mirëpresin ligjin për Obiliqin

Kosova

Banorët e mirëpresin ligjin për Obiliqin

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 17:54
Ilustrim

Miratimi i Ligjit për Obiliqin i ka nxjerrë në rrugë qytetarët e qytezës nga e cila furnizohet me rrymë shteti i Kosovës.

Për këta banorë miratimi i Ligjit në Kuvendin e Kosovës është një lajm i gëueshëm ndërsa më herët kryetari i kësaj komune Xhafer Gashi ka thënë se kjo është “epokë e re” për komunën që udhëheq ai.

E ata që iniciuan këtë nismë ndihen tepër të lumtur pasi që kërkesa e tyre tashmë është bërë realitet.

Avni Klinaku, nga Lëvizja për Bashkim tha se ndihet shumë i gëzuar sepse sipas tij është shumë e rëndësishme jo vetëm për qytetarët e këtij qyteti por për gjithë Kosovën.

Klinaku tha se fillesa e këtij ligji erdhi  nga dy deputetët e LB-së  që kishte Obiliqi në Kuvendin e Kosovës të cilët përpiluan dhe proceduan atë.

Klinaku: Ndjehem mjaft i gëzuar dhe ndjej kënaqësinë me qytetarët e Obiliqit

“Natyrisht ndjehem mjaft i gëzuar dhe ndjej kënaqësinë me qytetarët e Obiliqit sepse mendoj që është shumë e rëndësishme për Obiliqin dhe jo vetëm për Obiliqin por për tërë Kosovën, në disa aspekte.  Ne kishim dy deputetë në Kuvendin e Kosovës, është me rëndësi të theksohet që ata kanë qenë pa grup parlamentar pa një mbështetje të madhe financiare dhe institucionale por kanë pasur një vullnet të mirë dhe kanë përpiluar ligjin, e kanë proceduar, një herë është ndërprerë për shkak të shpërndarjes së Kuvendit dhe tash me ndihmën e kryetarit të komunës së Obiliqit është proceduar dhe ka kaluar dhe natyrisht ndjehem shumë mirë”, tha Klinaku.

Mjat i kënaqur që komuna  etij është bërë më ligj shprehet edhe Engjëll Sallova. Ai tha për KosovaPress se qyteti i tyre do të zhvillohet më shumë dhe se do të kenë më shumë mundësi për punësim.

Sallova: Jemi shumë të lumtur sepse qyteti ynë do të zhvillohet më shumë

“Ne si qytetarë të Obiliqit që u miratua ligji për Obiliqin jemi shumë të lumtur pasi që qyteti jonë do të zhvillohet shumë dhe rinia do të avancoj pasi që e kemi edhe shkollën e teknikës dhe ata që janë në këtë shkollë munden me u pranu më lehtë në KEDS në punë”, tha Sallova.

Tahir Selmani, është pensionist në Obiliq dhe tregoi që miratimi i këtij ligji ka sjellë kënaqësi tek qytetarët dhe se e rëndësishme është iniciativa mirëpo presin edhe realizimin  saj.

Selmani: Kjo ka sjell disponim dhe kënaqësi tek një masë e popullatës

“Kjo ka sjellë disponim ka sjellë kënaqësi tek një masë e madhe e popullatës, shpresa ka qenë edhe shpresa u realizua.m Me rëndësi është iniciativa, sa realizohet do të shohim, besoj që duhet edhe premtimet edhe fjalët edhe ligji duhet me kalu në vepër definitivisht, shpresojmë”, tha Selmani.

Kurse, Hajzer Kastrati, tha se ndihet shumë i kënaqur me aprovimin e këtij ligji dhe se ky ligj është dashur më herët të aprovohet sepse qyteti i Obiliqit është një zonë shumë e rrezikuar nga ndotja e ajrit.

Kastrati: Ky ligj është dashur më herët të aprovohet sepse Obiliqi është zonë e rrezikuar

“Ky ligj është dashur edhe më herët të aprovohet sepse Obiliqi është një zonë e rrezikuar nga ndotja e ajrit, nga ndotja e ujit dhe të gjitha llojet e ndotjeve, nga ndotja e tymtarëve të oxhaqeve nga të cilët s’mund të dalësh as me u shëtit për shkak të ndotjes së ajrit, kjo është pritur shumë mirë dhe për neve është ligj i cili besoj që ka me pru shumë të mira për rrethin tonë, për qytetarët e Obiliqit dhe rrethinës së Obiliqit”, tha Kastrati.

Ndërsa për Fatmir Islamin, tha se kjo është mrekulli sepse shumë njerëz kanë vdekur nga kanceri dhe shkaktarë kanë qenë termocentralet.

Islami: Kjo është mrekullia e perëndisë

“Kanë vdekë shumë njerëz prej kancerit, shkaku ka qenë pikërisht KEK-u, s’kanë dhënë asnjë euro për komunë të Obiliqit, normal që jem të gëzueshëm se na i vuajmë pasojat, kështu që më 28 Nëntor kur është kanë jam gëzu,  por sot jam gëzuar goxha shumë për fëmijë për të ardhmen e fëmijëve se na jena plak, kështu që po jam gëzuar”, tha Islami.

Ligji për Obiliqin është miratuar sot në Kuvendin e Kosovës. Për këtë ligj kanë votuar 71 deputetë ndërsa sipas Ligjit banorët e kësaj qyteze e cila vlerësohet më e ndotura në Kosovë do të kenë shumë përparësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat