Ambasada e Shqipërisë feston 28 Nëntorin

Kosova

Ambasada e Shqipërisë feston 28 Nëntorin

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 19:25
Pamje nga festa e Ambasadës së Shqipërisë

(E plotësuar) - Ambasada e Shqipërisë në Kosovë e ka shënuar 28 Nëntorin, Ditën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Me këtë rast, ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi tha se lufta ishte në të kaluarën, kurse e tashmja është paqe dhe ai bëri ftesë që ta festojmë atë.

Image

Minxhozi: Shqipëria e Kosovë në rrugë drejt BE-së

“Jemi një, sepse jemi me një mendim, ne shikojmë të djeshmen, por nuk duhet t’i ngjajmë të djeshmes, e djeshmja ishte lufta, e sotshmja është paqja dhe ne do luftojmë shumë, ashtu siç ka thënë Nënë Tereza që në paqe së paku ne duhet të buzëqeshim. Ne duhet t’i buzëqeshim njëri-tjetrit dhe duhet të bashkohemi me njëri-tjetrin, për ta farkëtuar paqen drejtë demokracisë. Shqipëria dhe Kosova dy shtete të pavarura të një kombi, janë në një udhë bashkëpunimi drejt ëndrrës së madhe, drejt Bashkimit Evropian dhe jemi të bindur për ta bërë këtë”, tha ai.

Të pranishmit i ka përshëndetur edhe kryetari i Kuvendit të Republikë së Kosovës, Kdri Veseli, i cili tha se sot po shënohet Dita e Flamurit, për të cilin janë flijuar tëgjithë shqiptarët.

Image

Veseli: Ta vazhdojmë rrugëtimin tonë vëllazëror

“Sot e kemi filluar rrugëtimin e festimit të kësaj dite të shenjt për kombin tonë që nga Boletini, për të ardhur sonte dhe për ta vazhduar këtë manifestim, veçanërisht me flamurin e madh të kombit tonë sonte të gjithë bashkërisht, me simbolin e rezistencës së shqiptarëve kundër Jugosllavisë dhe njeriun e madh, i cili sot e ka fituar një çmim shumë tënderuar, çmimin  “Qytetar nderi” i Tiranës, Bacën Adem. Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës janë dy shtete të pavarura dhe sovrane, kemi bashkëpunim të jashtëzakonshëm, kemi bashkëpunim vëllazëror, do të vazhdojmë rrugëtimin tonë, veçanërisht për anëtarësimin në familjen e madhe evropiane, në tënjëjtën kohë për vazhdimine miqësisë së përjetshme me SHBA-të”, tha Veseli.

Festa e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë për nder të 28 Nëntorit u shënua me moton “Jemi një”.

***

Ambasada e Shqipërisë shënoi Ditën e Pavarësisë

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë sot e ka shënuar 28 Nëntorin - Ditën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Me këtë rast, ambasadori Qemail Minxhozi tha se lufta ishte në të kaluarën, kurse e tashmja është paqe dhe ai bëri ftesë që ta festojmë atë.

Kurse kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se sot po shënohet Dita e Flamurit, për të cilin janë flijuar të gjithë shqiptarët dhe ua uroi të gjithëve këtë festë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat