Vehapi viziton punimet në kubëzimin e rrugëve në fshatin Celinë

Kosova

Vehapi viziton punimet në kubëzimin e rrugëve në fshatin Celinë

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 16:07
Kryetar i Komunës se Rahovecit, Idriz Vehapi

Pjesë e investimeve në infrastrukturën rrugore të lagjeve është edhe fshati Celinë i Komunës se Rahovecit ku gjatë muajit nëntor kane filluar punimet për kubëzimin e 11 rrugëve në këtë fshat.

Ecurinë e realizimit të punimeve në  kubëzimin e rrugëve  të  cilat janë të rëndësishme për banorët e fshatit Celinë, nga afër i ka parë  sot, Idriz Vehapi kryetar i Komunës se Rahovecit, i cili me këtë rast edhe i ka uruar banoret e këtij fshati për fillimin e projektit për kubëzimin e 11 rrugëve nëpër lagjet e këtij fshati.

Kryetari Vehapi, gjatë vizitës në fshatin Celinë ka takuar edhe banor të këtij fshati dhe u tha se përveç kubëzimit të këtyre rrugëve, investime nga buxheti Komunal, do të ketë edhe në te ardhmen.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat