Të enjten fillon pajisja me targa

Kosova

Të enjten fillon pajisja me targa

Më: 15 nëntor 2016 Në ora: 15:46
Targat

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Kosovës, se sot është bërë furnizimi me targa të automjeteve.

Gjatë  ditës së nesërme pritet që të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve në të gjitha komunat e  Kosovës të furnizohen me targa të rregullta.

“Ndërsa nga data 17 nëntor të  gjithë  qytetarët të  cilët gjatë kësaj kohe janë pajisur me targa provuese, mund të pajisen me targa RKS dhe mund të paraqiten në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve.”, thuhet në një njoftim të MPB-së.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se kontrata për furnizim me targa është kontratë kornizë dhe ka validitet për tri vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat