Thaçi: Do të propozojë kod për dekriminalizimin e politikës

Kosova

Thaçi: Do të propozojë kod për dekriminalizimin e politikës

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 13:43
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se do të propozojë kod për dekriminalzimin e politikes, ku asnjë kandidat që ka aktakuzë nuk do të jetë në lista zgjedhore, as kandidat për kryetar të komunave dhe deputet.

Ai në takimin me subjektet politike, ku munguan opozita, ka thënë se duhet t’i ndihmojnë që të ketë rritje të nivelit dhe cilësisë politike, dhe kjo çështje duhet të rregullohet me një kod për dekriminalizimi i skenës politike.

“Që të jemi të qartë ne do të vazhdojmë jo duke i përsëritur gjërat, deri javën e ardhshme do t’i formojë dy nëngrupe. Atë për amandamentimet kushtetuese, që duhet ta kryej punën deri më 10 dhjetor, si propozime dhe grupin punues për ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale që do ta kryejnë punën deri më 5 dhjetor”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat