Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina ”, njofton banorët e fshatrave Torinë dhe Poturovc të komunës së Lipjanit, se për shkak të vërshimeve nga reshjet e dendura atmosferike ditëve të fundit dhe rritjes së shkallës së turbiditetit në puse , janë detyruar të ndërprejnë prodhimin/ distribuimin e ujit për dy fshatrat e lartcekura.
Situata e furnizimit me ujë të pijshëm në të gjitha zonat e tjera të menaxhimit vazhdon të jetë në suaza normale.