Në kuadër të “Ta Pastrojmë Kosovën” largohen katër deponi nga Istogu

Kosova

Në kuadër të “Ta Pastrojmë Kosovën” largohen katër deponi nga Istogu

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 16:54
Pamje nga aksioni

Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, vullnetarët e “Let’s Do It Kosova”, kanë pastruar sot katër deponi ilegale të mbeturinave në Komunën e Istogut, nga të cilat janë larguar 23 kamionë me mbeturina.

Tri nga lokacionet e pastruara kanë qenë në qytetin e Istogut, ndërsa njëra në fshatin Gurrakoc.

Aksioni është realizuar në bashkëpunim me ndërmarrjen “Ambienti” e cila përveç punëtorëve, ka ofruar edhe makinerinë e saj për largimin e mbeturinave nga deponitë ilegale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat