Përurohet ura e re mbi lumin Llap

Kosova

Përurohet ura e re mbi lumin Llap

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 14:36
Pamje nga ceremonia e përurimit

Në Podujevë është përuruar sot ura e re e ndërtuar mbi lumin Llap, te Parku i Qytetit.

Realizimin e këtij projekti, kryetari i komunës së Podujevës Agim Veliu e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm për qytetarët e Podujevës.

“Me përurimin e kësaj ure, qytetarëve të Podujevës po ua dorëzojmë një objekt shumë të rëndësishëm. Kjo urë, përveç që do të mundësojë një qarkullim më të lehtë qytetarëve, i ka dhënë edhe një pamje të bukur kësaj pjese të qytetit”, tha kryetari Veliu.

Kryetari Veliu tha se ndërtimi i kësaj ure nuk është projekti i fundit që do të realizohet mbi lumin Llap në qytet, sepse së shpejti do të fillojnë punimet në ndërtimin edhe të një ure të re dhe rregullimi i pjesës së mbetur të shtratit të lumit.

Në kuadër të projekteve për rregullimin e infrastrukturës, komuna e Podujevës sivjet ka ndërtuar gjithsej pesë ura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat