Ja kush mbetet nesër pa rrymë

Kosova

Ja kush mbetet nesër pa rrymë

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 17:58
Ilustrim

Korporata Energjetike e Kosovës, ka njoftuar se për shkak të punimeve, ndërprerjet e planifikuara të energjisë elektrike  për ditën e nesërme janë si vijon:

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike nga ora 12:00 deri në orën 16:00, do të mbesin: Lagjja Arbëria (një pjesë) dhe Ambasada Gjermane.

Poashtu pa furnizim me energji elektrike në të njejtën periudhë kohore do të mbesin: Bardhosh (një pjesë) Trudë, Milevcë, Bërnicë e Epërme, Siqevë, Sharban (një pjesë).

Në kohën sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Qendra, Letanci, Sillosi, Brecalitë, rr. Iir Konushefci, rr. Hyzri Talla.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet prej orës 8:00 deri në 12:00, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Obranxha, Perani, Bajqina, Bradashi, Katunishta, Lepaja, Dobratini, Revuqi, Pakashtica.

Pa furnizim me energji elektrike do të mbesin nga ora 12:00 deri në 16:00: Lagja III,  Lagja “Tjegullore e Vjetër”, Llausha, Rakinica, Kopiliq i Epërm, Klladernica, Turiqeci, Kopiliqi i Ulët, Açareva, Buroja, Vojniku dhe Izbica.

Poashtu pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Keqekollë, Hajkobillë, Marevc, Prapashticë, Dabishevc, Mutivodë, Gllogovicë.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin këto zona të FushëKosovës: banesat e Hekurudhës, ndërtesat e reja, pjesa mbrapa Policisë, rr. Fehmi Lladrovci (një pjese), rr. Pajazit Islami (një pjesë).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat