Thaçi: S’kemi aspiratë për ndryshimin e kufijve me Shqipërinë

Kosova

Thaçi: S’kemi aspiratë për ndryshimin e kufijve me Shqipërinë

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 10:19
Seminari i 93-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur besimin se pas 10 viteve, Kosova do të jetë pjesë e NATO-s dhe nëse jo e anëtarësuar në Bashimin Evropian, do të jetë afër integrimit në BE, si dhe me njohje të reja.

Ai duke iu përgjigjur pyetjeve të të pranishmëve, është shprehur i bindur se pas 10 viteve, Kosova do të jetë pjesë e Interpol dhe Europol.

Sipas tij, çdo vonesë të BE-s dhe NATO-s, do ta keqpërdorin të tjerët.

“Perspektiven e Kosovës nuk e shoh si të izoluar por në një rrafsh më të gjerë Kosova është vend i pavarur, me perspektivë legjitime dhe e vetmja aspiratë është anëtarësimi sa me i shpejtë në NATO dhe Bashkim Evropian. Se si do të jetë Kosova me vendet tjera në rajon, unë potencoj qe me Shqipërinë kemi raporte të shkëlqyeshme dhe të gjithë i gëzohen këtyre raporteve, nuk kemi asnjë aspiratë për ndryshimin e kufijve”, tha ai./KosovaPress/

vonesa e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s që të ofrojë afër vetes vendet e rajonit nuk është vetëm një vakum, por edhe një rrezik për rajonin, BE-në dhe NATO-në, pasi ideologji tjera po përpiqen të ofrohen në rajonin tonë.

Ai në Seminarin e 93-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Prishtinë, ka folur për proceset që ka kaluar Kosova që nga largimi çlirimi i Kosovës dhe deri në ditën e sotme.

“Nuk kemi pasur asnjëherë rast, si Kosovë, si Serbi dhe rajon që në muajt e ardhshëm të vëjmë në binarë të mirë bashkëpunimin. Përmirësimi i marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë ka ndikuar edhe në përmirësimin e marrëdhënieve të vendeve të rajonit”, tha ai.

Thaçi shtoi se Kosova  sot është eksportuese e stabilitetit dhe promovuese e dialogut.

“Dëshirojmë dhe po punojmë që vendimi për themelimin e Forcës së Armatosur të Kosovës të ketë votën e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, tha ai.

Ai tha se është qenësore për rajonin që Bashkimi Evropian të mos vonohet për integrimin e vendeve të rajonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat