Kryetari Haliti priti në takim kryetarin e komunës Edirne të Turqisë që ka prejardhjën nga komuna e Vitisë

Kosova

Kryetari Haliti priti në takim kryetarin e komunës Edirne të Turqisë që ka prejardhjën nga komuna e Vitisë

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 14:34
Pamje nga pritja te kryetari i Vitisë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka pritur sot në takim Recep Gürkan, kryetar i komunës Edirne të Turqisë. Gjatë këtij takimi ata kanë njoftuar njëri tjetrin mbi zhvillimet e gjithmbarshme në këto dy komuna, por kanë biseduar edhe për mundësinw e bashkëpunimit në mes tyre.

 Pas takimit me dwshirwn e tij, mysafiri nga Turqia  i shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Qahil Sinani dhe të tjerë, kanë vizituar edhe fshatin Ballancë të Vitisë, konkretisht objektin shkollor të këtij fshati, pasi që Kryetari i Edirnës tha se familja e tij,  ka prejardhje nga ky fshat./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat