Komandant, Skënder Rexhahmetaj- Kulla

Kosova

Komandant, Skënder Rexhahmetaj- Kulla

Nga: Milazim Maraj Më: 20 tetor 2016 Në ora: 08:38

I rritur, në Kullën e Rexhametaj në Isniq.

I edukuar nga biografia dhe veprimtaria, e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

I aftë, për të tejkaluar qetë dhe pa pasoja, grackat e luftës speciale të armikut.                                 

Jetoj dhe veproj, në pozitën; intelektual i nivelit të lartë.

Komandanti  vizionar dhe ekspert i artit ushtarak Skënder Rexhametaj – Kulla është personazh i rëndësishëm në historinë e re të Kosovës.        

Kur fillon të koncentrohesh për një shkrim për komandant Kullën, nuk mund të përshkruash sipërfaqësisht veprimtarinë e tij. Pesha e obligimeve që kishte marrë, si dhe trajtimi më peshë i secilit detal, të organizimit të luftës, për mbrojtje të trojeve dhe popullit të vet, të fusin në thellësi te këtij organizimi sa patriotik dhe të guximshëm aq human dhe historik. Populli shqiptarë ka shumë histori  të shkruar dhe të pa shkruar. Pak të shkruar nga ne dhe më shumë të shkruar dhe të trajtuar nga të tjerët. E tërë kjo histori është luftë, kundër barbarëve për të mbrojtur gjeografinë, popullin,trojet, dhe civilizimin evropian, të krijuar dhe mbrojtur nga të paret tonë. Miqtë tonë të natyrshëm, për herë të parë na përkrahën në luftën e fundit; SHBA dhe Nato-ja. Pjesë e kësaj historie të dhimbshme dhe krenare u bë edhe Komandanti, Skënder Rexhametaj- Kulla, i cili kishte mbaruar Akademinë Ushtarake; gjinia Tankist. Po të fillosh tani pas 17 viteve të luftës në Kosovë të analizosh aktivitetet më peshë kombëtare; del së Komandant Kulla është faktor, i rëndësishëm i luftës çlirimtare të  Kosovës  në përgjithësi dhe luftës së Dukagjinit në veçanti. Pranimi i obligimit (Komandant) lidhja më strukturat e mbrojtjes të krijuara që nga viti 1991, organizimi më profesionalizëm i luftës për të mbrojtur Isniqin dhe fshatrat për rreth, duke pas parasysh arsenalin ushtarak të armikut dhe gjendjen  tonë aktuale që ishte në disproporcion të madh. Komandant Kulla më mjeshtri të rrallë përdori arsyen për luftë për të plotësuar  demoralizimin nga mungesa e armëve që vinte nga sabotimi i luftës që po bëhej nga disa individ në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës. Formoj strukturat ushtarake në fshatrat: Isniq, Prapaqan, Dubovik, Kryshec, Rashiq, Lug t’ Baranit etj. Rroli komandues dhe koordinues i komandant Kullës ishte i pa zëvendësueshëm. Angazhimi i tij i shumanshëm përballohej më energjinë e tij shpirtërore dhe resurset e tij intelektuale dhe profesionale. Përgatitja e të rinjve për ngritjen e këtyre formacioneve në veri të Shqipërisë dhe pranimi i tyre në formacione ushtarake. Inkuadrimi i tij në këto formacione dhe komanda e tij profesionale në veprime ushtarake dhe  aksione luftarake në vitin 1998 në Llukë, Baran, Logjë,Llugagji,Kosuriq,Isniq,Strellc etj.    Mungesa e armëve, territori ku do të sulmohej nga forcat e armikut ishin përgjegjësi e rëndë për komandantin Kulla. Isniqi, ishte objektivi i sulmit serb. Fshati ishte i  mbushur më popullatë aktive dhe  jo aktive, vendase dhe të ikur nga viset tjera të Kosovës, të sulmuara më herët nga forcat  kriminale, ushtria serbe. Në këtë gjendje  Komandant Skënderi pranoj detyrën dhe nuk u alarmua. Ai studioj më përkushtim dhe profesionalizëm format e  luftës në përputhje më situatën. Taktikën luftarake për sulm dhe mbrojtje. Formoj  grupe të vogla, forcat goditëse, forcat për ndërhyrjet shpejt, forcat rezervë për mbrojtje,për evakuim, ndihmë të parë, spital, më mjek të aftë dhe të përkushtuar. Grupe për vëzhgim, dhe tërë logjistikën e ekzistuese  për të përballuar sulmet e mundshme.

Prova e parë e këtij organizimi u bë më 25.05.1998 në ora 05 të mëngjesit, forca të mëdha ushtarake-policore serbe e sulmojnë Isniqin. Sulmi ishte i ashpër dhe i kombinuar, më të gjitha llojet e armëve. Mbrojtja e komanduar nga Komandant Skënderi  ishte efektive, zmbrapsi forcat e armikut duke iu shkaktuar humbje në njerëz dhe teknikën e tyre ushtarake. Pati  të vrarë dhe të plagosur edhe nga ana jonë. Lajmi së do të vijnë forca tjera në Dukagjin e gëzojë.  Komandant Kulla bëri përgatitjet e duhura  për të pranuar Brigadën 134 të komanduar nga Kol. Tahir Zemaj dhe oficer  tjerë të karrierës Salih Çekaj, Rrustem Bruqi etj, të provuar në luftime, të stërvitur dhe  përgatitur për luftë në Kosovë. Kështu që më 01.07.1998 kjo brigadë u vendos në Isniq dhe filluan përgatitjet për operacione luftarake në zonën e Dukagjinit. Lajmi që forcat serbe militare dhe paramilitare kishin sulmuar Logjën kërkonte përgjegjësi forcë, guxim dhe profesionalizëm. Për mbrojtje të fshatit dhe popullit në Logjë filloj beteja e Logjës më 06.07.1998. Kjo betejë e komanduar nga Kolonel Tahir Zemaj dhe komandantët e përgatitur dhe përkushtuar, i dha leksion ushtrisë vetëquajtur “qiellore”. Por duhet të përmendët fakti së furnizimi më armë dhe municion  po harxhohej. Sabotimi vinte nga Tirana. Kjo është përgjegjësi e Ministrisë së mbrojtjes të Kosovës për të cilën individ të caktuar herët apo vonë duhet të përgjigjën.  Për mungesë të municionit dhe në pa mundësi për të mbrojtur popullatën u vendos që përgatitet evakuimi i popullatës. Më të dal në Tropojë Komandant Skënderi bashkë komandantet  tjerë patriot ;Salih Çekaj, Agim Ramadani, etj, formuan “GO3” ku më program të shkurtuar  përgatiten ushtrinë për luftë. Kur Serbia e quajti të përfunduar luftën dhe së nuk ka më UÇK, “GO3” më 09.04.1999 sulmoj dhe hoqi kufirin e pa kuptim në mes të shqiptarëve në Koshare. Ushtria  vetquajtur“qiellore” u thye keq, të turpëruar dhe të tmerruar nga sulmet dhe lufta profesionale që bëhej ikën dhe e lëshuan kazermën famëkeqe të Koshares. Komandant Skënderi komandonte Batalioni e tretë.  Ishte kënaqësi ta dëgjoje ligjëratën e tij, para ushtarëve. Motivimin, ngritjen e nivelit të përgjegjësisë,guximit precizitetit, vigjilencës. Ai nuk pushonte nga trajnimet e pa ndërprera për mobilizim shpirtëror dhe kondicion fizik të ushtareve  të vet. Ushtarët e komandant Kullës ishin të stërvitur në nivel komando. Ata ishin të gatshëm të formonin dhe komandonin njësi ushtarake. I kishte mësuar komandant Kulla që ushtria nuk mbetët pa komandant. Nëse një vritet tjetri e merr komandën dhe vazhdon. Kosova duhet të çlirohet më çdo kusht. Kështu u ligjëronte komandant Kulla ushtarëve të vet. Në mbledhje të shtabit të Brigadës Komandant Kulla referonte shkurt. Çartë dhe konkret. Pas çdo referimi jepte propozimin e vet për situata lufte. Komandant Skënderi-Kulla  ishte njeriu adekuat i krijuar për çlirimin e Atdheut. Respektonte kiearkinë ushtarake, shokët dhe ushtaret,  por gjithnjë duke mbajtur në shënjestër objektivin, qëllimin e afërt dhe të lagët të luftës. Ai propozoj që një ekip ushtarësh të stërvitet për tanke. Stërvitjet duhej të behën në repartet ushtarake shqiptare. Ai tani më kishte biseduar më eproret ushtarak shqiptar dhe kishte marr aprovimin. Tani pritej vendimi i shtabit të “GO3”. Pas vendimit filloj menjëherë nga puna. Duke qenë, së ishte ekspert i kësaj gjinie ushtarake më ligjërata të shkurtra arriti të përgatit njësitin tankist. Në nuk kishim tanke  por këta ushtar  u përgatiten për tanket e armikut të cilat Brigada  jonë parashikonte të i merr nga armiku, të mos i shkatërroj  por të njëjtat të i përdor kundër tij. Komunikimin në radiolidhje Kulla nuk e bënte gjatë, as më nervozë e panik. Komandonte qetë dhe jepte urdhër të çartë. Ishte i sigurt në planin e tij taktik. Manovra e tij luftarake dhe zjarri ishte e përgatitur shpejt dhe më detale. Andaj në teren gjithmonë triumfonte. Ishte ekspeditiv në përpunimin e informatave në teren. Vendimet,i merrte shpejt dhe i kishte  të matura mirë. Suksesi nuk i mungonte. Zëri i komandant Kullës për ushtarët jepte më shumë motiv, së sa urdhër. Ushtarët e Komandant Kullës ishin shumë vital, gjithmonë të relaksuar dhe më plot moral lufte. Nga këshillat dhe sugjerimet e tij, rezultatet gjithmonë ishin pozitive dhe të larta. Komandant Kulla, më shokët, ishte i afërt, në çdo situatë, fjala e tij e ëmbël dhe e urtë kishte forcën e mjaftueshme për mirëkuptim dhe bashkëpunim deri në sakrificë. Ishte i lindur dhe i shkolluar për udhëheqje dhe komandë. Komandant Kulla  bashkë batalionin e tretë  në qershor të vitit 1999 do të duhej të vendosej në Kullë. Por ?????????.

Pas lufte një grup eprorësh bashkë më Komandant Kullën, Isuf Haklaj, Sebahate Tolaj etj,  ishim të pranuar të Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Komandanti suprem i Forcave të Armatosura të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova komandën e Brigadës “138 Agim Ramadani” e përgëzoj për luftën dhe kontributin që dhanë për lirinë e Kosovës. Kësaj komande i dhurojë medaljen  e “Skënderbeut” dhe të “Nënë Terezës”. Këto medalje do të vendoset në muzeun e Memorialit të Dëshmorëve dhe Veteranëve të luftës në Koshare sa po të jetë gati. Komandant Kulla ishte epror shembull, biografia e tij do të shërbej shembull për eproret e rinj. Veprimtaria e tij duhet të jetë tekst në shkencat ushtarake të vendit për përgatitjen moralo-patriotike të brezave të rij që dedikohen në mbrojtjen dhe çlirimin e tokave tona që na i la të lira Komandanti i jonë i pa vdekshëm Gjergj Kastrioti. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat