Reçaku, ende pa shtatoren e William Walkerit

Kosova

Reçaku, ende pa shtatoren e William Walkerit

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 20:54

Shkronjat që formonin emrat e 44 banorëve të masakruar në janar të 1999 në Reçak të Shtimes, nuk gjenden në murin memorial. Edhe pllakat varrezave u dëmtua së tepërmi. I pakënaqur me trajtimin që po i bëhet varrezave është Fahredin Betushi, i cili humbi katër familjarë ditën e 17 janarit të atij viti. Për gjendjen jo të mirë të memorialit e varrezave në dijeni janë edhe në Komunën e Shtimes.

Po në këtë vend në fillim të vitit u vendos gurthemeli për ndërtimin e një shtatoreje për të nderuar figurën e ish-ambasadorit William Walker, i cili atëbotë ndërkombëtarizoi masakrën e Recakut.

Edhe pse për banorët e Reçakut realizimi i këtij projekti është shumë i rëndësishëm, shtatorja nuk u vendos ende.

Në Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve po thonë se shtatorja pritet të vendoset në vitin e ardhshëm, ndërsa vonesa ndodhi ngase Qeveria përgjysmoi mjetet financiare.

Në Ministrinë e Financave aktualisht nuk kanë zgjidhje për këto para. Por, Muharrem Shahini nga zyra për informim bëri me dije se ka mundësi ndërhyrjeje, meqë akoma nuk është mbyllur buxheti për vitin 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat