Kapen mbi 25 mijë litra naftë kontrabandë

Kosova

Kapen mbi 25 mijë litra naftë kontrabandë

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 16:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dogana e Kosovës gjatë javës së kaluar por edhe gjatë kësaj jave pas një pune operative ka arritur të lokalizoj, identifikoi dhe parandaloj kontrabandimin e derivateve në tri aksione të mirë organizuara.

Në aksionin e parë  të organizuar njësite e doganës ka arritur të ndalojnë në rrugën Mitrovicë-Pejë, përkatësisht ne fshatin Banjë e Pejës një maune të dyshuar  dhe dyshimet rezultuan reale pas kontrolli i cili zbuloj të montuar dy rezervuar të modifikuar special për derivate të naftës me kapacitet nga 10 mijë litra secili, të cilët ishin të mbushur plotësisht.

Mauna është sekuestruar, i dyshuari është intervistuar dhe pas konsultës me prokurorin e Pejës është proceduar kallëzimi penal ndaj të dyshuarit.

Aksioni i radhës ishe në Rajonin e Mitrovicës ku pas marrjes së informate dhe dyshimeve për transport ilegal të naftës njësit e Doganës kanë ndjekur një automjet Ford Tranzit i cili gjate tentimit për tu shmangur nga përcjellja kishte dale nga rruga kryesore ku dhe vozitësi e braktisë automjetin.

Pas kontrollit është gjetur një rezervuar post-fabrikant i ndërtuar posaçërisht për bartjen e derivateve të kontrabanduar dhe ku gjendeshin rreth 4000 litra derivate te naftës. Edhe në këtë rast automjeti dhe nafta janë konfiskuar.

Derisa në rastin e tretë janë në rrugën Lipjan-Prishtinë njësitë e doganës kanë ndaluar për kontroll një kombi transportues ku gjatë kontrollit është konstatuar se ngarkesa në atë kombi ishte me mallra si: vaj motorik, vaj transmisionit dhe vaj i frenave në sasi totale prej 1116.5 litra. Derisa për mallrat transportuesi nuk posedonte asnjë dokument prandaj si I tillë I është nënshtruar  konfiskimit.

Rezultati i përgjithshëm i këtyre tri aksioneve ishte mbi 25 mijë litra derivate të konfiskuara, tri automjete të konfiskuara si dhe ngritjen e kallëzimeve penale për të dyshuarit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat