Nisin punimet në asfaltimin e rrugës në Kërrnicë të Klinës

Kosova

Nisin punimet në asfaltimin e rrugës në Kërrnicë të Klinës

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 16:04
Pamje nga takimi

Fshati Kërrnicë i Komunës së Klinës shumë shpejt do të bëhet me rrugë të asfaltuara. Zyrtarisht kanë nisur punimet në përgatitjen e terrenit për asfaltimin e kësaj rrugë të gjatë 2856 metra që ka kushtuar 116 mijë euro.

Nga afër punimet i ka përcjelle edhe kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, i cili ka thënë se sot është një ditë e rëndësishme për banorët e këtij fshati ngase me asfaltimin e kësaj rruge do të lehtësohet lëvizja e qytetarëve.

“Kemi dhe po realizojmë projekte në fusha të ndryshme, që për fokus kanë mirëqenien e qytetarit tonë duke krijuar lehtësi në lëvizje, edukim më të mirë dhe krijimin e kushteve sa me të mira në zonat rurale dhe urbane”, u ka thënë banorëve të Kërrnicës, kryetari Bashota.

Investimet në infrastrukturën rrugore në Komunën e Klinës, përveç në qytet dhe zona tjera, tashme janë shtrirë edhe në fshatrat e zonës veri-perëndimore të kësaj komune.

Shumë familje të fshatit Kërrnicë do të lidhen me asfalt gjë që krijon mundësi më të mira për banorët edhe për punët në bujqësi, si dhe lidhjen me të shpejt me qendrën e qytetit të Klinës.

Banorët e Kërrnicës e kanë falënderuar kryetarin Bashota për realizimin e këtij projekti./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat