Bastisen 12 lokacione, konfiskohen 62 aparate të lojërave të fatit

Kosova

Bastisen 12 lokacione, konfiskohen 62 aparate të lojërave të fatit

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 10:43
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për realizimin e një aksioni në Prizren dhe Gjakovë, gjatë të cilit janë bastisur 12 lokacione, ndërsa janë konfiskuar 62 aparate të lojërave të fatit.

Nga ky aksion, Policia ka njoftuar se janë mbyllur 11 lokale.

“Njësiti policor me asistencë të Doganës së Kosovës dhe inspektorët komunalë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata kanë bastisur në 12 lokacione të ndryshme ku dyshohej se ishin duke u zhvilluar aktivitete të paligjshme me lojëra të fatit. Gjatë operacionit janë konfiskuar 62 aparate të lojërave të fatit dhe 7 shtëpiza kompjuteri, me ç’rast janë mbyllur 11 lokale”, thuhet në njoftim të Policisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat