Promovohet projekti për ruajtjen e pyjeve

Kosova

Promovohet projekti për ruajtjen e pyjeve

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 07:14
Ilustrim

Sot në Malet e Sharrit, afër Shtëpisë së Malorëve në Prizren, duke filluar nga ora 10:30, CEED Kosovo, në partneritet me AKEREE-në dhe Agrobiznesi-n, përkrahur nga UNDP-i, do të promovojnë “Projektin demonstrues për ruajtjen e pyjeve”.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i Agjendës për Ndryshime Klimatike në Kosovë” (SLED2), me synim që të ngritë vetëdijen e qytetarëve për ndryshimet klimatike.

Me këtë rast do të bëhet ripyllëzimi me 8000 fidane.

Projekti “Fuqizimi i Agjendës për Ndryshime Klimatike në Kosovë“ (SLED2) financohet nga Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA) dhe nga UNDP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat