Lutfi Zharku raportoi para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri

Kosova

Lutfi Zharku raportoi para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 15:23
Lutfi Zharku

Lidhur me realizimin e projekteve në këtë ministri, ministri Zharku pohoi:” Ministria e Infrastrukturës po vazhdon me ngritjen e punimeve në infrastrukturë publike si në ndërtimin e Autostradës, rrugëve nacionale, rajonale dhe atyre me bashkëfinancim me komuna. Investimet të cilat po bëhen kapin vlerën prej mbi 189 milionë euro apo në vëllimin fizikë janë 261 kilometra rrugë. Gjatë kësaj periudhe raportuese po investohet  dhe është  kontraktuar më shumë se  84 milion euro. Nga kjo konsumi më i madhë buxhetor shkon në autostradë. Me rishikim buxhetor janë rialokuar mbi 10 milionë euro në fondin e autostradës, mjete këto, të cilat janë marrë nga projektet e infrastrukturës nacionale, rajonale dhe atyre me bashkëfinancim.

Janë zhvilluar gjithsej 129 aktivitete të prokurimit ku prej tyre 54 procedura të prokurimit për projekte kapitale, 34 procedura të prokurimit për shërbime, dhe 41 procedura të prokurimit për furnizime. Gjatë periudhës janë nënshkruar gjithsej 57 kontrata me plan prokurimi të realizuar mbi 50%.”

Ministri Zharku raportoi edhe për këto pika:

Realizimin e projekteve infrastrukturore (zgjerimi i rrugëve, ndërtimi i rrugëve të reja, ndërtimi i urave dhe rrethrrotullimeve);

Mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe rajonale;

Realizimi i Projektit të Ndërtimit të Autostradës R6, segmenti  Prishtinë – Hani i Elezit;

Vazhdimin e realizimit të drejtimit rrugor 7, Morinë - Prishtinë- Merdarë;

Vazhdimin e projektit të zgjerimit të rrugës nacionale N9, Prishtinë – Pejë;

Investimet në hekurudha;

Rregullat në transportin rrugor, infrastrukturë rrugore, qendra të kontrollave teknike të automjeteve si dhe në autoshkolla;

Miratimi i dy ligjeve në Kuvendin e Kosovës, Ligji për Patent Shofer dhe për Rregullat e Trafikut

Projektligjin për Automjeteve, ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 4/2012 për dhënien e Certifikatës së Sigurisë dhe Autorizimin e Sigurisë për Ndërmarrjet Hekurudhore dhe Menaxherët e Infrastrukturës Hekurudhore, ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2013 mbi stabilimentet dhe pajisjet për ngasje të automjeteve motorike me gaz dhe UA për kontrollimin teknik të automjeteve

Departamentin për patentë shoferë, projekti “instalimi i kamerave monitoruese”, monitorimi me “kamerë duale” në automjete, projekti “E-Shoferi”;

Kontrollimin teknik të automjeteve.

Ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Aktivitetet e DIEKP, shfrytëzimi i shërbimeve të TAIEX-it, draftimin e “Strategjisë Kombëtare për Aviacionit Civil”

Rishikimin e Programit për Reforma Ekonomike.

Ministri Zharku iu përgjiogj edhe pyetjeve që iu bënë nga ana e deputetëve të këtij komisioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat