Zyrtarët e komunës së Fushë Kosovës nuk respektojnë ligjin për duhanin

Kosova

Zyrtarët e komunës së Fushë Kosovës nuk respektojnë ligjin për duhanin

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 20:45
Ilustrim

Shenja që ndalojnë pirjen e duhanit në objektin e komunës së Fushë Kosovës ka me bollëk. Por ato nuk po merren parasysh nga punonjësit brenda komunës.

Duhani këtu pihet po thuaj se në secilën vend e madje edhe në sportele. Bile ka nga ta mysafiret i presin pikërisht me duhan.

Këndej pari duhangjinjët shëtisin lirshëm edhe nëpër korridor. Por jo të gjithëve iu vjen mirë të filmohen duke shkelur ligjin.

Përveç këtyre filmimeve edhe qytetarët e dëshmojnë se pirja e duhanit brenda objektit të komunës bëhet me të madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat