Përfaqsuesit e Komunës së Kllokotit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me organizaten TIKA

Kosova

Përfaqsuesit e Komunës së Kllokotit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me organizaten TIKA

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 17:33
Kllokot

Përfaqsuesit e Komunes së Kllokoti sot zhvilluan takim pune me organizatën turke e cila monitoron në Kosovë,TIKA, për mundesinë e bashkëpunimit dhe financimin e projekteve në fushën e arsimit dhe shendetsisë.

“Ne si institucione komunale paraqitem prioritet e komunës në fushën e arsimit dhe shendetësisë, dhe për këtë vit u pajtuam që në bazë të prioriteteve organizata TIKA të na financojë në projektin për renovimin e shkollës së vjetër “Gjon Serreqi “ në Mogillë, por edhe invertarizimin klasëve dhe kabineteve  në  mbindertimit të shkollës së re në Mogillë,” u shpreh Hidajet Ahmeti, Drejtori I Administratës dhe Shërbimeve publike pranë kësaj komune.

Njëkohsisht , temë tjetër e këtij takimi ishin edhe projektet  për vitin 2017 dhe mundesinë e financimit e disa projekteve për këtë komunë.Përfaqsuesit e kësaj komune u shprehën falenderus për mirëpritjen dhe mbështetjen e projekteve me rendësi për komunën, dhe u shprehen se bashkëpunimi do të jetë edhe për vitin 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat