Ja moti për këtë javë

Kosova

Ja moti për këtë javë

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 07:34
Moti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme do të jetë me shi.

Në një njoftim për media thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius, ndërsa në viset malore temperaturat do të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius.

“Fushat me presion të lartë të cilat kanë përfshirë vendin do të jenë labile dhe si rrjedhojë do të krijojnë kushte për mot të ndryshueshëm me intervale kohore me diell dhe  reshje shiu. Reshje shiu parashihet te ketë ditën e mërkurë dhe te premten. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi deri 9m”, thuhet në komunikatën e IHMK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat