Parashikimi i motit në Kosovë, për pesë ditët e ardhshme

Kosova

Parashikimi i motit në Kosovë, për pesë ditët e ardhshme

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 16:53
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshëm, bën me dije se fushat me presion të lartë, të cilat kanë përfshirë vendin, do të jenë labile dhe si rrjedhojë do të krijojnë kushte për mot të ndryshueshëm me intervale kohore me diell dhe reshje shiu.

Reshje shiu parashihet te ketë ditën e mërkurë dhe të premten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius, (në viset malore temperaturat do të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius).

Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi deri 9m/s./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat