Nesër bllokohet qarkullimi në pikën kufitare Morinë

Kosova

Nesër bllokohet qarkullimi në pikën kufitare Morinë

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 15:34
Ilustrim

Nesër, duke filluar nga ora 07:00 deri në orën 15:00, do të bllokohet qarkullimi për automjete në pikën kufitare në Morinë.

Në një njoftim për media thuhet se ky bllokim do të ndodhë për shkak të aktivitetit për Maratonën e Malësisë së Gjakovës në mënyrë që t’u mundësohet kalim i pa penguar pjesëmarrësve në këtë maratonë.

“Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Gjakovës dhe më gjerë, që nesër me datë 15 tetor 2016 do të bllokohet qarkullimi për automjete në pikën kufitare në Morinë prej orës 07:00-15:00. Ky bllokim do të ndodhë për shkak të aktivitetit për Maratonën e Malësisë së Gjakovës në mënyrë që t’u mundësohet kalim i pa penguar pjesëmarrësve në këtë maratonë. Pas këtij orari qarkullimi do të jetë i hapur për lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat