Rregullohen rrugët në Temeqinë të Malishevës

Kosova

Rregullohen rrugët në Temeqinë të Malishevës

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 14:07
Ilustrim

Komuna e Malishevës, ka filluar realizimin edhe të një projekti për fshatin Temeqinë, përkatësisht, ka filluar zgjerimi dhe më pas asfaltimin e rrugëve brenda fshatit, duke e kompletuar  edhe këtë fshat me infrastrukturën rrugore. Në fillimin e punimeve, morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj me drejtorin e urbanizmit, Ahmet Morina. Me këtë rast, Begaj, i ka uruar banorët e Temeqinës për rregullimin e rrugëve, dhe tha se “Komuna e Malishevës, është e përkushtuar, që brenda mundësive të krijoj kushte sa më të mira për jetesë, për të gjithë banorët e saj, përfshi edhe fshatrat e largëta, siç është Temeqina“.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat