Mustafa uron studentët me rastin e fillimit të vitit të ri akademik

Kosova

Mustafa uron studentët me rastin e fillimit të vitit të ri akademik

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 19:45
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik në arsimin e lartë, ka uruar të gjithë studentët dhe profesorët, e veçanërisht studentët që sivjet janë regjistruar për herë të parë.

Sipas një kumtese të Qeverisë, Mustafa ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përkrahur arsimin e lartë dhe universitar, si shtyllë kryesore e zhvillimit të vendit.

“Qeveria e Kosovës e ka prioritet mbështetjen e arsimit në të gjitha nivelet, duke përfshirë përkrahjen thelbësore për nivelin e lartë dhe universitar të studimeve. Në këtë kontekst, Qeveria e Kosovës do të përkrah fuqishëm përmirësimin e kushteve, por mbi të gjitha ngritjen e cilësisë në të gjitha institucionet e arsimit të lartë”, thuhet në urimin e kryeministrit Isa Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat