Podujeva shënon “Ditën e Mjedrës”

Kosova

Podujeva shënon “Ditën e Mjedrës”

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 07:19
Mjedra

Sot në Podujevë shënohet “Dita e Mjedrës”, e cila organizohet nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Podujevës, Agim Veliu në bashkëpunim me programin AGRO të USAID-it dhe shoqatën “Mjedra e Llapit”.

Ky aktivitet mbahet në “Sheshin e Qytetit” dhe fillon në orën 11:00.

Gjatë këtij aktiviteti do të organizohet edhe panairi i mjedrës dhe produkteve të saj, të cilat qëllim bazë kanë promovimin e punës së kultivuesve llapjanë dhe përmes suksesit të tyre promovimi i partneritetit të Komunës së Podujevës dhe USAID-it në fushën e bujqësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat