Hapet zyra e punësimit në Rahovec

Kosova

Hapet zyra e punësimit në Rahovec

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 15:49
Pamje nga inagurimi

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka pritur sot në takim ministrin e Financave, Avdullah Hotin dhe ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Në një njoftim për media thuhet se pas takimit në zyrën e kryetarit, Vehapi dhe ministrat Hoti dhe Abrashi, vizituan punimet në projektin që ka të bëjë me  ndërtimin e zyrës për punësim në qytetin e Rahovecit.

Me këtë rast, ministri Abrashi tha se ky objekt do të jetë model  shumë reprezentativë, karshi zyrave tjera të punësimit që janë në Kosovë.

Ndërsa, kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, tha se do të krijohen kushte  shumë  komode për punë në radhë të parë për personelin dhe do të krijohen  lehtësira në shpjegimin e gjithë atyre që merren me çështje të  punësimit.

Ai shtoi se në këtë zyra do të organizohen edhe trajnime  për të rinjtë, do të orientohen njerëzit  të cilët janë punë kërkues, si  mund të vijnë deri te një vend i punës në mënyrë më të shpejt dhe më të lehtë.

Emily Cullom, përfaqësuese e GIZ-it Gjerman tha se do të vazhdojnë të përkrahin këtë projekt edhe në infrastrukturë.

Ndërtimi i zyrës për punësim  në Komunën e Rahovecit do të bëhet në bashkëfinancim, në mes të  Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe donatorëve GIZ-i Gjerman, EYE dhe Helvetas Swiss Intercorporation Kosovo, ku vlera e projektit është 100 mijë e 587 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat