Moti për pesë ditët e ardhshme

Kosova

Moti për pesë ditët e ardhshme

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 18:28
Moti

Instituti Hidrometeorologjik me anë të një njoftimi paraqet motin në vend për pesë ditët e ardhshme.

Sipas këtij Instituti gjatë pesë ditëve të ardhshme temperaturat më të larta do të shkojnë deri në 24 gradë Celcius.

“Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, kurse, temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsisus”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat