Nesër “Tour de culture”, nga shpella e Radavcit te ujëvara e Mirushës

Kosova

Nesër “Tour de culture”, nga shpella e Radavcit te ujëvara e Mirushës

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 16:23
Foto

TOUR DE CULTURE është i vetmi aktivitet kulturor çiklistik jo-garues dhe rekreativ në Kosovë i hapur për të gjithë, profesionistë e amatorë, të rinj e të moshuar, femra e meshkuj.

Kjo ngjarje, që organizohet për të nëntin vit me radhë, tenton të zbulojë çdo vit një cep të Kosovës, duke u shndërruar kështu në një aktivitet tradicional për shoqërinë kosovare. Këtë vit, turi do të mbahet në regjionin e Pejës më 25 Shtator 2016, të dielën dhe do të përfshijë vizita në lokalitete të ndryshme të trashëgimisë kulturore e natyrore.

Për regjistrim dhe kushtet e pjesëmarrjes http://bit.ly/2c5Tk1w

Turi promovon trashëgiminë kulturore e natyrore, transportin e jo-motorizuar për një lëvizshmëri më efektive për të gjithë dhe mbrojtjen e mjedisit. Turi ka lindur si rezultat i sinergjive të parimeve që rrjedhin nga Ditët e Trashëgimisë Evropiane dhe Java Evropiane e Lëvizshmërisë që festohen gjatë muajit shtator në Evropë.

START-i nga fshati Radavc në Pejë është në ora 10:30 dhe përfshin një gjatësi prej 46.8 km deri në Ujëvarën e Mirushës në Klinë. Rruga është lehtësisht e përshkueshme, e asfaltuar, me pjerrësi në disa segmenteve të shkurtëra por e përballueshme për të gjithë pjesëmarrësit. Pas START-it do të ketë vend-ndalje të parashikuara me agjendë, me qëllim që pjesëmarrësit të pushojnë. FINISH-i i aktivitetit në Ujëvarën e Mirushës parashikohet të bëhet në ora 18:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat