Bajrami vizitoi Institutin Pedagogjik të Kosovës

Kosova

Bajrami vizitoi Institutin Pedagogjik të Kosovës

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 13:12
Ministri Bajrami

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami me bashkëpunëtorë ka vizituar sot Institutin Pedagogjik të Kosovës (IPK) , ku ka parë nga afër punën që po bëhet në këtë institucion arsimor shkencor.

Ministri Bajrami përgëzoi hulumtuesit shkencor të këtij Instituti për përkushtimin e tyre në punën kërkimore shkencore dhe ndihmën e madhe që po japin në projekte dhe strategji të ndryshme arsimore si dhe trajnimin e mësimdhënësve për zbatimin e suksesshëm të Kurrikulës së re të Kosovës.

“Instituti Pedagogjik duhet të prijë në trajnimin e mësimdhënësve dhe të jetë më proaktiv edhe në aktivitetet tjera sa i përket ngritjes së standardeve në mësimdhënie dhe procese tjera me rëndësi në sektorin e arsimit”,  tha ministri Bajrami.

Ndërkaq, u.d e drejtores së Institutit Pedagogjik, Laberie Luzha e njoftoi ministrin me zhvillimet në këtë institucion, punën dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohet Instituti, me theks të veçantë buxheti i vogël sa i përket botimit të projekteve kërkimore shkencore dhe objekti i joadekuat për punë.

Ministri Bajrami, në bashkëbisedim me punonjësit e këtij institucioni tha se do ta kenë mbështetjen e plotë që ta realizojnë misionin e tyre, për të ofruar shërbime të mira pedagogjike dhe për të qenë partner edhe në vlerësimin e performancës.

Ndërsa sa i përket objektit, ministri Bajrami tha se së shpejti do të bëhet një zgjidhje e përhershme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat