Deputetja Emini, priti udhëheqësen e re të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova

Kosova

Deputetja Emini, priti udhëheqësen e re të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 16:06
Takimi

U bisedua për integrimet evropiane

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, takoi sot udhëheqësen e re të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, të cilën e uroi për detyrën e re.

Fillimisht, kryetarja Emini, e njoftoi znj. Apostolova lidhur me punën dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Komisioni që ajo udhëheqë, si dhe angazhimet e parapara në agjendën e Komisionit lidhur me integrimet evropiane.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë Apostolova, ndërkaq, nga ana e saj, e  falënderoi për mundësin e realizimit të takimit, duke e siguruar për vazhdimin e përkrahjes së Zyrës që ajo drejton. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat