Veseli pranoi nga Imzot Dodë Gjergji simbolet zyrtare të Ditës së Shenjtërimit të Nënë Terezës

Kosova

Veseli pranoi nga Imzot Dodë Gjergji simbolet zyrtare të Ditës së Shenjtërimit të Nënë Terezës

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 16:53
Kadri Veseli dhe Imzot Dodë Gjergji

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takim Imzot Dodë Gjergji, nga i cili ka pranuar simbolet e ceremonisë zyrtare të Ditës së Shenjtërimit të Nënë Terezës.

“Sot pranova nga Imzot Dodë Gjergji simbolet e ceremonisë zyrtare të Ditës së Shenjtërimit të Nënë Terezës që do të mbahet më 4 Shtator, në Vatikan. Jemi popull i bekuar që ishte bijë e jona dhe mund të krenohemi me jetën, veprën dhe trashëgiminë e Nënës Terezë. Shenjtërimi i saj është lartësim i virtyteve më të mira të popullit tonë”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat