Mungojnë vaksinat mbi 180 raste të Sëmundjes Gungore të Lekures së Lopës në Komunën e Deçanit

Kosova

Mungojnë vaksinat mbi 180 raste të Sëmundjes Gungore të Lekures së Lopës në Komunën e Deçanit

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 15:36
Sëmundje Gungore

Në komunën e Deçanit, sëmundja është duke u shpërndarë me ritëm të shpejtë në mungesë të vaksinave ndaj të cilës e vetmi luftim ka mbetur spërkatja e hapësirave kundër insekteve.

Se jemi në hall të madhe dhe nuk dimë as si të ju dalim në ndihmë  fermerëve tregon Inspektori z.Jashar Hulaj, niheritë edhe kryetar i komisionit në Shtabin Emergjent të krijuar nga komuna e Deçanit.

Komuna e Deçanit, ka të evidentuar mbi 12 mijë krerë  Lopë ndërsa deri me tani  kemi mbi 180 krerë  të prekura nga kjo sëmundje ku 25 prej tyre kanë   ngordhë .

Ne si institucion në bashkëpunim më veterinaret çdo dit jemi në teren për të ber edhe evidentimin e Lopëve të prekura nga kjo sëmundje e vetmja ndihmë nga ne është ti këshillojmë  që të spërkaten që të mos  afrohen insektet , pas ngordhjes të ua mundësojmë groposjen në bashkëpunim më kompaninë ,,Hixhena’’ dhe të mbajmë evidencë për numrin e tyre .

Gjithçka varet nga AUV (Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ) dhe nga Ministria e Bujqësisë që sa më parë të jetë e mundur të ndërmarrin  hapa për sigurimin e vaksinës në të kundërtën druajmë se në komunën e Deçanit do të mbesim pa as një krerë lopë të pa prekur nga kjo sëmundje thotë Hulaj i shqetësuar nga kjo situatë e krijuar e cila si dukët po has në vesh të shurdhër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat