Java fillon me mot të kthjellët

Kosova

Java fillon me mot të kthjellët

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 13:49
Parashikimi i motit

Zonat anticiklonike që janë shtrirë mbi rajonin tonë, do të vazhdojnë të mbesin të pranishme edhe ditëve të fundit të muajit gusht. Ndërkohë nga veriperëndimi i kontinentit një front i ftohtë, nga mesi i javës pritet të depërtojë mbi rajonin tonë duke sjellur mot më jostabil.

Në fillim të javës do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa nga dita e enjte do të mbajë mot pjesërisht i vranët, ku në orët e pasdites dhe mbrëmjes priten edhe reshje lokale shiu me bubullimë.  Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, sërish shfaqen tendenca për mot të kthjellët dhe me intervale më të gjata me diell.

Temperaturat do të mbesin rreth vlerave mesatare, duke pësuar një rënie të lehtë ditën e enjte.  Temperaturat minimale do të luhaten nga 12C deri në 14C, e ato maksimale nga 27C deri në 29C.
Era do të vazhdoj të fryej nga verilindja 2-8m/s.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat