MI-ja investon rreth 700 mijë euro në infrastrukturën rrugore të komunës së Hanit të Elezit

Kosova

MI-ja investon rreth 700 mijë euro në infrastrukturën rrugore të komunës së Hanit të Elezit

Më: 26 gusht 2016 Në ora: 16:27
Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë

Banorët e zonës Hani i Elezit – Gorancë – Glloboçicë do të përfitojnë nga projekti për asfaltimin e rrugës që lidh këto vendbanime. Realizimi i këtij projekti në vlerë 688,381.23 euro do të financohet në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës.

Me këtë rast, të hënën, më 29 gusht 2016, në orën 11.00, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, do të bëjë inaugurimin e fillimit të punimeve të këtij projekti në komunën e Hanit të Elezit.

Gjatësia e kësaj rruge do të jetë 5.28 kilometra. Ky inaugurim paraqet vazhdimin e aktiviteteve të shumta të Ministrisë së Infrastrukturës në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, që ndikon në ngritjen e kualitetit të jetës së qytetarëve, zhvillimin ekonomik dhe lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat